Me kampion filluam Me trofe mbaruam Por dashurin per INTERIN Kurr se harruam E duam KAPITENIN E duam nje emer E duam INTERIN me shpirt e me zemer Nje imazh kam ne sy Por qe se shoh dot Nje rrahje kam ne zemer Qe se ndaloj dot Nje emer e kam ne mendje Qe dot se fshij mjafton veq nje emer INTER te dua me zemer-(inter-fc.tk)
   
  '
  Derbi madroninnae
 

Gjithqka mbi derbin “Madoninna’’

 

Me rastin e supersfides Inter-Milan e cila do te zhvillohet me 14 Nentor dit e Diel me fillim nga ora 20:45 kemi gjithqka  qe karaterizon kete super sfid ose me mir te themi derbin me te madh lokal ne bot.

 dy gjigandët e futbollit italian do matin forcat në “Giuseppe Meazza”, në një sfidë që mund të ‘rezultojë’ vendimtare për fatin e titullit kampion.

Aktualisht Milan  ka tre pikë më tepër se Zikaltrit te cilet me fitore do te barazoheshin me pike. Të dy ekipet vijnë në këtë sfidë me probleme dëmtimesh dhe gjithçka në lidhje me formacionet do të kuptohet vetëm në momentin e fundit.Inter ne kete aspect vuan me shum pasi pothuajse net e gjitha pozitat mungon nga nje futbollist.Ne mbrotje Benitez do te paraqitet pa Maicon dhe Samuel ndersa ne mesfush Motta,Muntari do te mungojn dhe ne dyshim mbetet edhe Esteban Cambiasso.

Nga ana tjetër Alegri nuk do të ketë në dispozicion brazilianin Pato dhe Pipo Insaghin . Por rëndësia e këtij derdi është sepse në këtë përballje do të sqarohen shumë pikëpyetje për objektivat dhe vazhdimësia e të dy ekipeve në Serinë A.

Ne kete takim Inter vjen pas barazimit 1-1 me Leccen e nen anen tjeter Milano vjen pas fitore 3-1 ndaj Palermos. Inter do të ketë një lojtar plus, të cilët do të jenë tifozët lojtari i dymbëdhjetë im tyre në “Meazza”, pasi duket se të gjitha biletat janë shitur dhe nuk ka asnjë vend të lirë për ata tifozë që mund të jenë kujtuar disi me vonesë.

Sezonin e kaluar Nerruazuret tirumfuan dy here ndaj kusherinjeve.Ne ndeshjen e pare te zhvilluar ne sezonin e kaluar Inter mposhti Milanon 4-0 dhe ne takimin e dyt Inter fitoi me rezultat 2-0.

Por verdikti i së dielës mund të japë çdo gjë, mund të fitojnë përsëri Zikaltrit  minimalisht, mund të ndodhë që Milani të hakmerret mund të përfundojë edhe në barazim pa gola apo me shumë gola, asgjë nuk është e sigurt dhe asgjë nuk mund të parashikohet. Por e sigurt është se do të jetë një ndeshje për jetë a vdekje dhe shpresojmë që të kemi spektakël, pasi këtu mund të vendoset fati i kampionatit.

Pes ndeshjet e fundit te Interit:

 Lecce 1-1 Inter

Inter 1-1 Brescia

Tottenham 3-1 Inter

Genoa 0-1 Inter

Inter 1-1 Sampdoria

 

Pes ndeshjet e fundit te Milanos

 Milan 3-1 Palermo

Bari 2-3 Milan

Milan 2-2 Real madrid

Milan - Juventus 1 - 2

Napoli - Milan 1 - 2

Formacioni i mundshem sipas 'La Gazetta delo sport'
Inter:

Milan: 32  Abbiati 19  Zambrotta 13  Nesta 33  Thiago Silva 77  Antonini

__________________________________________________________________

 Te kalojm pak ne historin e keti derbi:

Derby della Madonnina njihet ndryshe edhe si derbi i qytetit te Milanos.Ku perball jane dy super skuadra Inter dhe Milan skuadra me shum trofe dhe shum rivalitet te madh mes veti.

Cilsohet derbi me i madh lokal ne bot.Ka mar emrin "Derby della Madonnina"nga pamjet kryesore të qytetit të Milanos, statuja e Virgjëreshës Mari e cila shpesh her eshte quajtur "Madonina".

Historia e te dya skuadrav.

http://i49.tinypic.com/2d0nwnb.jpg

Milan eshte skuader e cila eshte formuar ne vitin 1899 themelues i se ciles ishte Alfred Edwards i cili ishte Anglez.
Inter eshte skuadra e dyt nga milano e cila u formua ne vitin 1908.Themelues i se ciles ishin nje grup"rebelesh" ku emrin i ven ""Football Club Internazionale Milano".Emri Internazional u vu pershkak se drejtuesit deshirnon te kene te huaj dhe Italian ne skuader.Milan skudeton e par e fitoi ne vitin 1901.Kurse Inter me 1909-10.

Pikerisht rivaliteti i par u shfaq ne kete term pasi Ac Milan deshironte te kishte me shum fond te lojtareve vendas ne skuader dhe jo te huaj.kapiteni i par ne skuadren e Interit ishte zvicrani Hernst Manktl.Inter perfaqsohet me dy ngjyra te zez dhe te kalter tradit qe  vazhdon te ruhet edhe ne ditet e sotme.Milan njihet me kolorin kuq dhe zi me emri Rosoneri kurse Inter me emrin Nerruazur.

Te dya skuadrat kane te njejtin stadium.Kur Milan luan ata perdornin emrin San Siro kurse Inter Giuseppe Meazza.

Rivaliteti i vitetve te 60-ta.

Ishte kjo dekada ku rivaliteti ishte shum i madh.Inter ne ate kohe lider ne skuader kishte legjenden Sandro Mazzola,kurse Milan me Gianni Rivera,Kjo epokë pa ndeshje të shkëlqyera  dhe rivalitetin në rritje.Milan fitoi Kupën Evropiane në 1962-63, ne anen tjeter Inter sukseset i arriti ne vitet ne vijim..  Gjatë kësaj periudhe të suksesshme Milan udhëhiqej nga Nereo Roko kurse Inter nga Helenio Herrera.

Nerruazuret me 1962–63; 1964–65; 1965–66 fituan tre her rrjesht titullin.Kurse me 1964 dhe 65 Inter fitoi kupen e kampioneve(Ligen e Kampioneve).
http://i48.tinypic.com/2r2213p.jpg
Padyshim rivaliteti u rrit dushkshem gjat viteve te 80 dhe ne fillim te vitet 90-ta.Milan aso kohe lider ne skuader kishte treshen Holandeze Marco van Basten, Frank Rijkaard dhe Ruud Gullit kurse Inter lider kishte treshen gjermane  Andreas Brehme, Jürgen Klinsmann dhe Lotar Matthaus.Milan fitoi skudeton ne sezonin  1987/88 kurse Inter nje vit me von 1989 me qrast Inter festoi skudeton e 13.

Inter dhe Milan deri me tani ne kampionatin italian jane takuar 174 her.Inter ka shenuar 64 fitore kurse Milan 58 kurse 52 her jane ndar baraz.Ne kuader te kupes se italis keto dy skuadra deri me tani jane takuar 23 her Milan ka shenuar 9 fitore Inter 7 dhe 7 her jane ndar baraz.

http://i45.tinypic.com/25fiskl.jpg

Ne rrafshin nderkomtar ne ligen e kampioneve Inter dhe MIlan jane ndeshur ne 4 takime.Milan prin me 2 fitore kurse dy her te tjera jane ndar baraz.Ne takime tjera dy rivalet jane takuar 72 her ku Milan ka shenuar 37 fitore kundrejt 24 te Interit dhe 11 her jane ndar baraz.

Fitoret më të larta të Milanit

Inter 3-6 Milan më 3 Prill 1910
Milan 5-3 Inter më 27 Mars 1960
Milan 5-0 Inter më 8 Janar 1998 i
Inter 0-6 Milan më 11 Maj 2001

Fitoret më të larta të Interit

Milan 0-5 Inter më 6 Shkurt 1910
Inter 5-1 Milan më 17 Shkurt 1910
Inter 5-2 Milan më 22 Shkurt 1914
Inter 5-4 Milan më 6 Nëntor 1932
Inter 6-5 Milan më 6 Nëntor 1949
Inter 5-2 Milan më 28 Mars 1965
Inter 4-0 Milan më 2 Prill 1967
Milan 1-5 Inter më 24 Mars 1974
Milan 0-4 Inter më 29 Gusht 2009

Me rëndësi për Interin është se e ka në skuadër njeriun më me përvojë në derbin milanez, Javier Zanetti i cili në karrierën e tij luajti 40 herë në derbin e Madonninës.

Futbollisti me më shumë paraqitje në histori të derbit është Paolo Maldini 56 herë.

Golashënuesi më i mirë në derbi është Giussepe Meazza me 20 gola.

Golin më të shpejtë në derbi të Madoninës e shënoi Sandro Mazzola. 13 sekonda ju nevojitën Italianit që të kaloj Interin në epërsi në derbin e 146 që përfundoi 1-1.

Mesatarisht nga 3 gola janë shënuar në derbin Inter vs Milan.

 

    Ajo qka na mbetet eshte ta perjetojm kete super derbi botëror.
                        Punuar:GRanit-8

 
 
 
MusicPlaylist
Music Playlist at MixPod.com
 
 
Ju faliminderit per visit Copyright � 2007-2010 F.C. Internazionale Milano | www.inter.it | kontakt: inter-ffc@live.com | © Te gjith te drejtat e rezervuara This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free